Në Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare ka edhe pjesëmarrës nga popujt tjerë.
Interesim për të mësuar shqipen janë duke shprehur edhe disa serbë që erdhën nga Serbia.
Një serb nga Subotica shprehet se i pëlqen Kosova dhe kryeqyteti i saj Prishtina.
“Jam i interesuar edhe për traditën shqiptare”, thotë ai, i cili shton se ka blerë një plis dhe një çifteli. /Klan Kosova/