Telegrafi

Serbi, rritet deficiti buxhetor

“Për të kompensuar këtë diferencë, qeveria e Mirko Cvetkovic do të ribalancojë buxhetin brenda muajit tetor”, ka deklaruar ministrja e financave në Serbi, Diana Dragutinovic.

Sipas rrjetit të lajmeve B92, Dragutinovic tha se “deficiti i buxheti do të mbulohet nga të ardhurat dhe rishikimi i shpenzimeve. Të ardhurat në 2008-ën ishin 10- 12 miliardë dinarë me të larta sesa priteshin dhe qeveria i kishte nënvlerësuar ato”.

Qeveria e mëparshme e Vojislav Kostunica e vendosi deficitin e buxhetit në 2008-ën në 0.5% të PBB-se. Deficiti u rrit për shkak të një fondi shtese prej 200 milionë eurosh për një ndërmarrje të përbashkët me prodhuesin e makinave Zastava, 250 milionë euro të tjera për plotësimin e një pjese të rrjetit të Korridorit 10 dhe për shkak të një rritjeje prej 10% të pensioneve të planifikuara në nëntor.

Dragutinovic, e cila me parë ka punuar si zv/guvernatore e bankës qendrore, tha se “ajo u përpoq të shmangte këtë thellim të deficitit, por qeveria e re ka prioritete te reja”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar vazhdimisht Serbinë të ulë dhe të kontrollojë shpenzimet e tepërta buxhetore, të cilat aktualisht arrijnë në 44% te PBB-së.