Novak Djokovic është eliminuar nga turneu i Monte Carlo Masters duke u mposhtur nga tenisti i 55-të në botë, Jiri Vesely.
Tenisti i renditur numër një në botë pësoi me rezultat 2-1 në sete (6-4, 2-6, 6-4) nga tenisti çek.
Kjo është hera e parë që serbi largohet nga një turne në një fazë kaq të hershme që nga Madrid Masters në vitin 2013.
Nga ana tjetër, 22-vjeçari Vesely asnjëherë më parë nuk kishte fituar ndaj një tenisti të renditur në top 10. /Telegrafi/