Telegrafi

Serbi: Paga mesatare arrin 375 euro

Paga mesatare në dhjetor krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2009 ka qenë në mënyrë nominale më e lartë për 7.6 për qind, ndërsa realisht më e ulët për 2.5 për qind.

Pagë më të lartë mesatare prej 61.473 dinarësh kanë të punësuarit në territorin e komunës Beogradi i Ri, derisa pagat më të ulëta banorët e Kurshumlisë, ku mesatarja arrin 18.110 dinarë. /Telegrafi/