Në 24 orët e fundit, 295 raste të tjera të infeksionit me coronavirus janë konfirmuar në Serbi.
Sipas raportimeve më të reja. nëntë persona më shumë kanë ndërruar jetë, raporton B92.
Gjithashtu u njoftua edhe se 132 persona janë duke u trajtuar me respirator, transmeton Telegrafi.
Numri i pacientëve të shtruar në spital është 3,315 gjersa gjatë ditës së sotme janë testuar mbi nëntë mijë pacientë.
Numri i përgjithshëm i të testimeve deri më tani ka arritur numrin e 713,104 personave, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me coronavirus është 27.033.
Ndryshe, deri më tani kanë vdekur 614 njerëz nga efektet e COVID-19. /Telegrafi/