Në mbrëmjen e 8 janarit, në fshatin Babimoc të Obiliqit, dy serbë, burrë e grua, janë gjetur të vdekur.
Ata janë çifti bashkëshortor Gorica e Branislav Miliq.
Sipas hetimeve të para të prokurorisë bashkë me policinë, burri ka ngulfatur gruan me një litar dhe më pas ai ka vërë vetëvrasje me një armë të ftohtë – thikë, njofton Klan Kosova.
Fqinjët e të ndjerëve thonë se Branislavi ka disa vite që është i sëmurë dhe po trajtohej në Beograd, për shkak se kishte probleme me shëndetin mendor.