Një serb është shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi që i njëjti paraprakisht kishte deklaruar se kishte disa informata për disa persona të cilët dyshoheshin se kishin kryer krime në luftën e fundit në Kosovë, ndërsa gjatë intervistimit i njëjti e ka mohuar një gjë të tillë.
Rasti ka ndodhur në pikë kalimin kufitar në Merdare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, i cili do të përballet me veprën deklarim i rrejshëm.