Telegrafi

Serbi-Maqedoni 663 milionë dollarë shkëmbime tregtare

Serbia vite të tëra ka pasur suficit në shkëmbimin tregtar me Maqedoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik është në nivelin e kënaqshëm.

Eksportuesit më të mëdhenj serbë në Maqedoni janë “Ju es Stil”, “Svislajon”, “Tetra pak”, “Alfa Plam” dhe të tjera.

Gjatë disa viteve të fundit, investimet serbe në Maqedoni arrijnë 40 milionë dollarë.

Investime më të rëndësishme nga Maqedonia në Serbi janë investimet e kompanive për teknologji informatike “Sivus” në vitin 2008 në Nish në qendrën zhvillimore nga sfera e komunikimeve dhe informatikës, si dhe prodhim dhe zhvillim të softverit. /Makfaks/