Telegrafi

Serbi: Inflacioni do të tejkalojë tetë për qind

Guvernatori i kësaj banka Dejan Shoshkiq, tha se rritja e çmimit të produkteve ushqimore më së shumti ndikon mbi inflacionin dhe i njëjti do të bartet edhe në fillim të vitit të ardhshëm.

Ai pret që inflacioni të fillojë të stabilizohet madje nga mesi i vitit të ardhshëm, kur kjo do të duhej të lëshohet në 4.5 për qind.

Guvernatori serb vlerëson se rritja e BPV-së në vitin 2010 do të arrijë 1.5 për qind, gjatë vitit të ardhshëm do të ngjitet në 3.5 për qind, ndërsa në vitin 2010 ai mund të rritet në pesë për qind. /Telegrafi/