Telegrafi

Serbi drejt largimit, ja emrat që i do Milani

Humbja e fundit kundër Atalantas ka bindur presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi se Sinisa Mihajlovic duhet të shkarkohet.

Trajneri serb pritet ta mbyllë sezonin tek Milani dhe më pas mund të bëjë gati valixhet, por sipas Sky Sports, në rast se kuqezinjtë do të dështojnë edhe kundër Juves, Berlusconi nuk do të presë fundin e sezonit, por do ta shkarkojë menjëherë serbin.

Zëvendësuesit? Në listën e gjatë të emrave në vendin e parë duket trajneri i Fiorentinës, Paulo Sousa i cili nëse do të zgjedhë stolin kuqezi, mund të sjellë edhe Ilicicin dhe Valeron.

Gjithashtu, Berlusconi vijon të ndjekë Unai Emeryn dhe Villas Boas si edhe Prandellin dhe Mazzarrin që për momentin nuk drejtojnë asnjë klub.

Për momentin ka shumë emra, por Mihajlovic mbetet ende “timonieri” i kuqezinjve të paktën deri në ndeshjen kundër Zonjës së Vjetër.