Një burrë që jetonte në Paris, Francë, e mbajti kufomën e nënës së tij në një apartament për shtatë vjet në mënyrë që të merrte pensionin e saj, njoftoi të enjten një gazetë franceze.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, burri 47-vjeçar, serb, i identifikuar vetëm si Sasa, u dorëzua në polici të martën në mëngjes.
Ai iu tha autoriteteve se nëna e tij, Zlaka, kishte vdekur nga kanceri në vitin 2014 kur ajo ishte 75 vjeçe. Ajo vdiq e vetme në apartament pa marrë ndonjë trajtim për sëmundjen e saj, tha ai.
Le Paritisen raportoi se një patrullë policie dhe një oficer i policisë gjyqësore, të shoqëruar nga i dyshuari, morën rrugën për në apartament. Trupi i saj u gjet në banjë, i ‘mumifikuar’ në një pozicion fetal dhe i mbajtur në një valixhe i mbuluar me një qese.
Sasa e pranoi se nuk kishte arritur ta deklaronte vdekjen e nënës së tij dhe e mbajti kufomën në mënyrë që të mund të merrte pensionin e saj.
Një burim anonim i tha Le Parisien se hetuesit dyshojnë se burri vendosi ta ‘përfundonte gënjeshtrën’, pasi mori një njoftim dëbimi për nga apartamenti, pasi ai “nuk dinte çfarë të bënte me mumjen”. /Telegrafi/