Autoritetet shëndetësore serbe kanë publikuar raportin e ri rreth pandemisë së quajtur COVID-19.
Në 24 orët e fundit, 92 raste të reja të infektuar me coronavirus janë regjistruar në Serbi gjersa një person kanë vdekur.
Gjithashtu është raportuar se 9,507 njerëz u testuan ndërsa numri i përgjithshëm i të testuarve arriti në 1,018,908, shkruan b92.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 45 persona u shtruan në spital kurse 33 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.
Një total prej 32,228 rastesh me coronavirus janë konfirmuar në Serbi që nga 6 Mars, dhe 730 njerëz kanë vdekur si rezultat i sëmundjes COVID-19. /Telegrafi/