Site icon Telegrafi

Serbët u munduan ta pengonin Federatën e Taekwondo-së

Kosova për herë të parë në një kampionati arriti të fitoj gjashtë medalje. Por gjërat nuk kanë shkuar aq lehtë për garuesit dhe Federatën e Taekwondo-së të Kosovës.

“Në vikendin që lamë pas FTK ishte pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-së i cili u organizua në Tivar (Mal të Zi) nga Federata Ballkanike e Taekwondo-së.

Përpos garimit gjithashtu u zhvillua edhe Asambleja Gjenerale e BTU (Balkan Taekwondo Union) në të cilën u bë aprovimi final për anëtarësim të FTK-së në këtë institucion rajonal të Taekwondo-së, me ç’rast u kompletua anëtarësimi ynë në të gjithë institucionet ndërkombëtare”, thuhet në një njoftim të FTK-së.

Kosova fitoi në këtë kampionat 6 medalje, 1 të argjendtë dhe 5 të bronzta. Në ditën e parë të kampionatit më në grupmoshat e kadetëve, Agnesa Pefqeli në Kategorinë -59Kg arriti të fitoj medalje të bronztë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version