Site icon Telegrafi

Serbët thonë se nuk do të ketë marrëveshje historike me Kosovën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se faza e re e dialogut nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje historike mes palëve.

Megjithatë, pas këtij deklarimi të presidentit të Kosovës kanë reaguar serbët, siç shkruan Blici serb me burime të tij brenda qeverisë së Serbisë, thotë se nuk do të ketë marrëveshje të tillë.

Thaçi, shkruan Blic, këtë deklaratë e bëri pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq që u ndërmjetësua nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, shkruan lajmi.net.

Edhe pse për një deklaratë të tillë mund të thuhet se Brukseli ka bërë një hap përpara në dialog dhe se kjo marrëveshje në parim të arrihet, një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga burimet e qeverisë serbe për medien në fjalë.

“Asgjë nuk është rënë dakord”, shprehë burimi nga qeveria. Në takimin e së hënës është rënë dakord që të vazhdohet dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura tashmë. Rifillimi i dialogut mund të bëhet pas një muaji e gjysmë.

Raundi i fundit i dialogut u mbajt në Bruksel më 1 shkurt. Në ndërkohë, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale në Serbi dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Brukseli zyrtar thotë se pas një pushimi duhet sa më shpejt të fillojnë kontaktet me të dyja palët për dialog të vazhdueshëm.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka thënë se faza e re e dialogut nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje historike mes palëve. Megjithatë, pas këtij deklarimi të presidentit të Kosovës kanë reaguar serbët, siç shkruan Blici serb me burime të tij brenda qeverisë së Serbisë, thotë se nuk do të ketë marrëveshje të tillë.

Thaçi, shkruan Blic, këtë deklaratë e bëri pas takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq që u ndërmjetësua nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, shkruan lajmi.net. Edhe pse për një deklaratë të tillë mund të thuhet se Brukseli ka bërë një hap përpara në dialog dhe se kjo marrëveshje në parim të arrihet, një gjë e tillë është mohuar kategorikisht nga burimet e qeverisë serbe për medien në fjalë.

“Asgjë nuk është rënë dakord”, shprehë burimi nga qeveria. Në takimin e së hënës është rënë dakord që të vazhdohet dialogu dhe të zbatohen marrëveshjet e arritura tashmë. Rifillimi i dialogut mund të bëhet pas një muaji e gjysmë. Raundi i fundit i dialogut u mbajt në Bruksel më 1 shkurt.

Në ndërkohë, janë mbajtur zgjedhjet presidenciale në Serbi dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Brukseli zyrtar thotë se pas një pushimi duhet sa më shpejt të fillojnë kontaktet me të dyja palët për dialog të vazhdueshëm.

Exit mobile version