Site icon Telegrafi

Serbët më “të padëshiruarit”, të dhëna që tregojnë se kush ka përfituar më së shumti azil në Gjermani

Gjermania gjatë periudhës kur ishte vala më e madhe e refugjatëve 2015-2017, ka strehuar rreth 1.3 milion persona.

Në periudhën e fundit, për shkak të marrëveshjes rreth refugjatëve me Turqinë dhe mbylljes së korridorit ballkanik, numri i tyre është zvogëluar ndjeshëm.

Në një analizë të gazetës së printuar të “Der Spiegel” theksohet se numri më i madh i refugjatëve të pranuar dhe njëherësh të përqindjes më të madhe të cilëve u është njohur azili janë sirianët.

Numër të madh të azilantëve janë raportuar edhe nga Afganistani dhe Iraku, por këto dy të fundit kanë pasur njohje më të vogël në përqindje të azilit sesa eritreasit (82.9 për qind).

Numrin më të vogël të njohjeve të azilit e kanë pasur vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët u vendosën në kategorinë e vendeve me origjinë të sigurt.

Gjatë këtij dyvjeçari kanë ardhur 25.431 serbë për të kërkuar azil, kurse vetëm 0.6 për qind e tyre kanë përfituar azil.

Ndërsa për Shqipërinë dhe Kosovën, njohja e azilit është përfituar nga 1.4 për qind dhe 2.3 për qind respektivisht.

Kjo tregon më së miri, se shansat për të fituar azil në Gjermani dhe BE nga shtetasit e Ballkanit Perëndimor është thuajse zero.

Në vijim Albinfo.ch, ua sjell listën e plotë:

1.Siria 473881 azilkërkues (91.5 për qind njohja e azilit)

2. Afganistan 174817 (44.3 për qind)

3. Iraku 147830 (56.1 për qind)

4. Shqipëria 72432 (1.4 për qind)

5. Irani 40428 (49.4 për qind)

6. Eritrea 39956 (82.9 për qind)

7. Kosova 39705 (2.3 për qind)

8. Pakistani 26353 (4.4 për qind)

9. Nigeria 25727 (17.3 për qind)

10. Serbia 25431 (0.6 për qind).

Sa i takon integrimit të tyre, nga numri i përgjithshëm 51 për qind kanë dalur pozitiv në testin e gjuhës gjermane, kurse çdo i katërti ka gjetur një vend pune.

Exit mobile version