Në qytetin e vogël të Vrbas, në veri të Serbisë, një votues me emrin Vladimir është ngopur me politikën serbe.
Aq shumë është ngopur ai, sa që ka vendosur që votën e tij për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ta vë në shitje një faqe interneti të “blerje-shitjeve”
“Unë jam duke shitur votën time, partia është e parëndësishme. Arsyeja e shitjes: I dorëzuar. Do ta shkëmbeja me një nënshtetësi kanadeze dhe një fermë në Kanada”.
Zgjedhjet presidenciale të Serbisë janë caktuar për 2 prill ndërsa blerja dhe shitja e votave është sigurisht e paligjshme.
Një votues, gjithashtu nga Vojvodina, ndërkohë ka postuar një reklamë duke ofruar me qira lopën e tij për partitë e koalicionit qeverisës për të bërë një video promovuese duke shfaqur kafshët.
Shpallja qartazi i referohet në mënyrë të qartë fushatave të mëparshme zgjedhore në Serbi që panë kandidatët duke vizituar fshatrat dhe duke “takuar” edhe lopët për të promovuar veten si njerëzit që kujdesen për fermerët.
Çmimi për qira i lopës ishte vendosur në rreth 160 euro. Megjithatë, pas media lokale zbuloi shpalljen e tij, ajo ishte larguar.
Shitja e votave në zgjedhjet në Ballkan është një temë e zakonshme.
Përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar në Bosnjë dhe në Mal të Zi, media vendase kanë raportuar fenomenin e shitjes së votave, gjegjësisht postimit të shpalljeve për një gjë të tillë.
Disa votues, për shembull kishin vendosur çmimin prej rreth 25 euro, në Bosnjë, në zgjedhjet e mbajtura në shtatorin e kaluar. /Telegrafi/