Telegrafi

Serbët rrahin një shqiptar në veri të Mitrovicës

Disa persona kanë sulmuar një shqiptar në rr. “Koloshini” në veri të Mitrovicës, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuaR Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se pas ndihmës së parë që i është dhënë të lënduarit në Mitrovicë, ai është dërguar për trajtim shëndetësor në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka qenë duke lëvizur me biçikletë në drejtim të Suhodollit dhe në afërsi të tre soliterat, një grup prej disa personave e kanë sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Njësiti patrullues e ka dërguar viktimën në shtëpinë e shëndetit në Mitrovicë për tretman mjekësor dhe i njëjti është dërguar për në Prishtinë. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve dhe i krim-teknikës si dhe është konfiskuar mjeti i dyshimtë (boks) në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e policisë.