Telegrafi

Serbët protestojnë, pritet edhe dorëheqja e katër kryetarëve të komunave në veri?

Qytetarët serbë sot do të protestojnë rreth orës 12:00 në qendër të veriut të Mitrovicës ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe.

Vendimin për këtë protestë e ka marr “Shtabi i krizave”, i cili është formuar ditëve të fundit në veri të Mitrovicës.

Po ashtu në katër komuna veriore të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë Veriore, sot rreth orës 10:00 do të mbahen seanca të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ku do të ketë diskutim për  situatën politike dhe atë të sigurisë në këtë pjesë të Kosovës.

Ndërkaq, siç merr vesh Telegrafi pas kësaj mbledhje pritet që katër kryetarët e komunave në veri të paraqesin dorëheqje.

Ndryshe, protesta e fundit u mbajt të premten ku qytetarët serb shfaqën pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe. /Telegrafi/

Foto: Arkiv