Disa pamje që kanë qarkulluar në rrjetet sociale thuhet se tregojnë momentin e të shtënave me armë nga një furgon në një kolonë në të cilën kishte edhe automjete të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republika Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për të shtëna që ndodhën ndërsa automjetet po kalonin pranë shtëpive të të kthyerve boshnjakë në Potoçari afër Srebrenicës, përcjell Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, kur serbët vendas kanë parakaluar me veturat e tyre në linjën Bratunac – Potoçari, në prag të Krishtlindjeve Ortodokse.
IZ VOZILA POD POLICIJSKOM PRATNJOM PUCANO NA KUĆU BOŠNJAČKOG POVRATNIKA U POTOČARE
Objavljen je video nadzorne kamere koji prikazuje kolonu vozila pod policijskom pratnjom, te trenutak u kojem se vidi kako se iz vatrenog oružja puca na kuću bošnjačkog povratnika u Potočare. pic.twitter.com/KJ9fGJlJPV
— VOX (@VGNaroda) January 7, 2024
Dhe pamjet e kamerave të vëzhgimit thuhet se kanë kapur momentin e kalimit të një kolone automjetesh të dekoruara me flamujt e RS dhe Serbisë, si dhe momentin e të shtënave nga një furgon blu.
Ndërkohë policia e Zvornikut ka njoftuar se kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona nga Srebrenica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Krijimi i rrezikut të përgjithshëm”. /Telegrafi/