Për mua është absurde të mos shkojë në punë e të marrë një pagë.
Kështu ka thënë ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq për RTV Kim, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, ai ka paralajmëruar se nuk ka kthim në institucioneve pa dekretin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Ai ka shtuar se megjithatë është bërë kompromis për këtë çështje, që përfaqësuesit serbë të shkojnë në punë, por mos të marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë.
Sipas tij, vendimi për “ngrirje të pjesëmarrjes” është mesazh për partnerët e koalicionit “se dëshirojnë të punojnë së bashku në zgjedhjen e të gjitha problemeve, e jo të jenë vetëm të pranishëm në institucioneve pa bërë gjë”, transmeton Klan Kosova.