Telegrafi

Serbët: Nuk jetojmë në Kosovën e pavarur

Krerët ilegalë të katër komunave veriore kanë porositur Bashkësinë Ndërkombëtare se serbët e këtushme nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë të jetojnë në Kosovën e pavarur.

Policia e Kosovës po e vëzhgon protestën dhe për momentin nuk ka ndonjë incident.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se në këtë protestë po marrin pjesë edhe struktura tjera kriminale serbe, që janë të njohura për krim të organizuar në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/