Site icon Telegrafi

Serbët nuk iu përgjigjën thirrjes së Vuçiqit, 40 prej tyre duan të bëhen ushtarë të Kosovës

Zëvendësministri kosovar i Mbrojtjes, Agim Çeku ka thënë se Ushtrinë e Kosovës kanë aplikuar që të jenë pjesë e saj të interesuar nga të gjitha bashkësitë që jetojnë në Kosovë dhe në mesin e tyre ka edhe serb.

Ai këtë e ka thënë me rastin e mbylljes së konkursit të Ministrisë së Mbrojtjes për pranimin e 650 ushtarëve, ku kanë konkurruar më shumë se 5000 persona.

“Po, kanë konkurruar nga të gjitha bashkësitë, natyrisht, kjo nënkupton se ka edhe serb, ka thënë Çeku për rtk2 në gjuhën serbe.

Theksohet se vitin e kaluar nga 137 pjesëtarë serbë të FSK-së, rreth 50 prej tyre kanë kërkuar që të largohen për shkak të presioneve nga Serbia.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq iu bëri thirrje dje serbëve, pas takimit me Listën Serbe, që mos të konkurrojnë për rekrutë të FSK-së.

Megjithatë, kjo thirrje i shkoi huqi, pasi që sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, janë 40 serbë që kanë aplikuar për t’u bërë pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës.

“Do të shohim nëse serbët do t’i përgjigjen thirrjes për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë dje Vuçiq, i cili sot duket se u zhgënjy.

Exit mobile version