int(1) Serbët nuk e lejojnë Njësitin e Krimeve Ekonomike në veri të inspektojë “Jugobankën” - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Serbët nuk e lejojnë Njësitin e Krimeve Ekonomike në veri të inspektojë “Jugobankën”

Njësiti i Krimeve Ekonomike nga Prishtina nuk është lejuar të mërkurën rreth orës 10:40 të hyjë në hapësirat e “Jugobankës” në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve, ky njësit ka dashur që të inspektoj punën në këtë bankë e cila funksionon ilegalisht në atë pjesë të qytetit të Mitrovicës, mirëpo nëpunësit e kësaj banke, pastaj një numër i qytetarëve, si dhe pjesëtarë të të ashtuquajturës ‘Civilna Zastita’ kanë penguar një gjë të tillë.

E tërë ngjarja ka zgjatur rreth një orë derisa njësiti i krimeve ekonomike është dashur të zmbrapset, ndërsa aty janë parë edhe disa nga krerët e strukturave ilegale në veri.

“Një njësit i krimeve ekonomike nga Prishtina ka ardhur sot për të inspektuar punën e kësaj banke, mirëpo nuk është lejuar ta kryej punën. Me gjasë, për ta zbutur situatën, është arritur një marrëveshje sipas së cilës meqë drejtori i bankës nuk ka qenë prezent, një gjë e tillë është shtyrë për një ditë tjetër”, kanë thënë burimet e Kosovapress-it.

Mëso het se prezent në këtë ngjarje kanë qenë edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nga veriu, si dhe vetë drejtori i policisë Nenad Gjuriq. /Telegrafi/

Exit mobile version