Site icon Telegrafi

Serbët nuk besojnë se Papa vjen në Prishtinë

Ambasadori serb në UNESCO-s dhe ish-ambasador i këtij vendi në Vatikan, Darko Tanaskoviq është shprehur se nuk beson që Papa Françesku do ta vizitojë Kosovën, por ka shtuar se edhe nëse një gjë e tillë ndodhë, kjo nuk do të thotë se Vatikani ka njohur, ose do njohë Pavarësinë e Kosovës.

I dërguari serb në UNESCO po ashtu ka thënë për Sputnikun rus, se edhe nëse në rrethana të caktuara, gjë që absolutisht nuk besoj se ndodhë, papa do të shkonte në Kosovë, kjo nuk do të thotë se Vatikani e njohu shtetësinë e këtij vendi, transmeton Klan Kosova.

Tanaskoviq beson gjithashtu se Serbia asgjë nuk ka humbur kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Vitin e kaluar u pengua me sukses përpjekja e  Kosovës për t’u bërë anëtare e UNESCO-s, por nëse nuk bëhet asgjë në këtë çështje, atëherë ekziston mundësia që të ndryshojë situata”, ka thënë ai duke shtuar se situata në planin gjeopolitik ndryshon dhe kjo ndodh kur ka ndryshime politike në disa vende të cilat ndikojnë edhe në vendimet politike.

Ky reagim i tij erdhi pas deklaratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi i cili  theksoi ditë më parë se “Papa Françesku do ta vizitojë Kosovën si dhe ta njoh realitetin e Ballkanit”, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version