Site icon Telegrafi

Serbët në siklet shkaku i Kosovës

Madje, ata e kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi vetë ndihen të pafuqishëm ta pengojnë ndërkombëtarizimin e sportit kosovar, shkruan zeri.

Kosova mund të bëhet pjesë e UEFA-s në muajin maj të vitit 2016, kur pritet të mbahet edhe kongresi i kësaj të fundit, i shtyrë për dy muaj, pasi ishte paraparë të mbahej në mars, ndërsa fqinjët tanë kanë rënë në hall të madh.

“Janë njerëzit që e udhëheqin shtetin tonë, të cilët duhet ta mbrojnë Kosovën. Ne si Federatë nuk mund të bëjmë asgjë të vetëm nëse shteti nuk e bën punën e tij”.

“Rreth rastit të Kosovës duhet të jemi të bashkuar dhe ta kemi një strategji për ta penguar atë”, thotë Zoran Lakoviç, sekretar i përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit.
 

Exit mobile version