Ministri i Financave, Avdullah Hoti, së bashku me drejtorin e Doganave të Kosovës, Lulzim Rafunën, janë ndaluar sot rrugës për në Leposaviq.
Këtë ndalesë e kanë shkaktuar serbët lokal të cilët e kishin bllokuar rrugën,njofton Klan Kosova. Siç raporton Klan Kosova, kjo ka ardhur pasi serbët këtë bllokadë e kanë bërë në shenjë proteste, por nuk dihen saktë arsyet e saj.
Sipas disa dëshmitarëve të rastit thuhet se protesta është bërë për shkakun se serbët janë të pakënaqur me pagat që shteti serb nuk i ka kryer ndaj tyre.
Ministri Hoti së bashku me drejtorin e Doganave, momentalisht gjenden në Mitrovicën e Jugut,
Ministri i Financave Avdullah Hoti kishte planifikuar ta vizitonte pikën kufitare në Jarinjë /Telegrafi/