Reporterja e Telegrafit njofton se në veri të Mitrovicës janë mbledhur disa protestues serbë.
Numri i tyre arrin në 100, ndërkaq janë mbledhur tek muri ilegal për të kundërshtuar rrënimin e tij.
Ata po presin të kryhet takimi që është thirrur në Rashkë nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.
Burime të Telegrafit bëjnë të ditur se takimi në Rashkë po mbahet pa praninë e mediave serbe. /Telegrafi/