Prej sot përfaqësuesja tjetër e rëndësishme e Kosovës në sport, ajo e hendbollit do të ketë mundësinë të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare pa asnjë kusht, sipas vendimit të fundit të federatës evropiane të këtij sporti (EHF).
Megjithatë ky vendim, ndonëse sportiv, nuk është pritur aspak mirë në Serbi. Kjo pasi që mediet beogradase kanë trumbetuar të shokuara me këtë rast.
“EHF shokoi Serbinë”, raportonte gazeta Kurir në versionin e internetit, deri sa edhe të tjerat kanë pasur pak a shumë këtë qasje, deri sa vet Federata serbe e hendbollit nuk është deklaruar deri më tani. /Sporti1/Telegrafi/