Site icon Telegrafi

“Serbët kanë Facebook?!”(Video)

Një pjesë e emisionit të fundit i është kushtuar koncertit të britanikes Amy Winehouse në Beograd. Ajo e ka komentuar këtë bashkë me tre komedianë. “Ky është vend ku ka ndodhur gjenocid dhe pastrim etnik dhe ata mendojnë se koncerti i Amy Winehouse është më i keq se kjo”, ka thënë njëri prej komedianëve, duke pohuar se meqë Amy ka zgjedhur destinacion të parë Serbinë me siguri tash do të shkojë në Kazakistan, njofton Indeksonline.

Chelsea, ndërkaq, ka lexuar vlerësimin në Facebook (duke u çuditur që serbët paskan Facebook) të ministrit të brendshëm serb, Dragan Shutanovac, që kishte shkruar se koncerti ishte për turp dhe dëshpërues. “E dini çfarë? Edhe vendi juaj është i tillë!”, ka thënë Chelsea duke pohuar se emri Dragan është emër tipik Bolshevik, dhe se është e çuditshme sesi serbët kanë mundësi të shkojnë në koncert. /Telegrafi/

Exit mobile version