Telegrafi

Serbët ia bllokojnë rrugën komandantit të KFOR-it

Rreth 100 persona kanë bllokuar rrugën Zveçan-Leposaviq, përkatësisht në Rudare, duke penguar shkuarjen e komandantit të KFOR-it, në vendin ku do të përurohej ura mbi lumin Bistricë.

Ai pritet të arrijë në vendin e ngjarjes me helikopter.

Kjo urë do të lidhë komunën e Zveçanit dhe atë të Leposaviqit, e cila ka për qëllim të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes. /KP/