Telegrafi

Serbët frikësohen të shkojnë në Greqi përmes Maqedonisë

“Përmes cilës rrugë të shkohet për pushim në Greqi, nëse Maqedoni nuk tensionohet situata deri në fillim të sezonit turistik”, shkruajnë mediumet serbe. Prej Beogradi përmes Maqedonisë deri në Selanik ka rreth 645 km, ndërsa përmes Sofjes në Bullgari ka 585 km, përcjell Telegrafi Maqedoni..

Vitin e kaluar në Greqi kanë udhëtuar rreth 900 mijë turistë serb. Të gjithë ata kanë kaluar përmes Maqedonisë, për shkak se rruga është më e shkurtë. Kjo do të thotë se të gjithë ata kanë paguar taksa rrugore dhe kanë lënë para në buxhetin e Maqedonisë.

Mediat serbe shkruajnë se rruga përmes Maqedonisë në Greqi, jo vetëm që është më e shkurtë, por është edhe më e lirë, për shkak se çmimi i naftës në Maqedoni është më i liri në rajon./Telegrafi/