Telegrafi

Serbët e veriut kërkojnë anulimin e marrëveshjeve

“Udhëheqësit, këshilltarët dhe anëtarët e komunave, që nesër do të dalin para Gjykatës Kushtetuese, ndërsa delegacioni që do të formohet, do t’ia dërgojë një letër kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe do të flasë me të”, ka thënë njëri nga udhëheqësit e serbëve lokalë, Radenko Nedeljkovic, transmeton “Evropa e Lirë”.

Në bisedimet e deritashme në Bruksel janë arritur një sërë marrëveshjesh mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkohë, në takimin, që nesër, kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Dacic zhvillojnë në Bruksel, është paraparë që të diskutohet për shpërbërjen e strukturave paralele në veriun e Kosovës.

Në pjesën veriore të Kosovës, Prishtina nuk ka arritur të shtrijë autoritetin e saj, ndërsa pushteti kontrollohet nga strukturat e financuara nga Beogradi zyrtar. /Tele