Site icon Telegrafi

Serbët e presin presidentin kinez me aeroplanë përcjellës

Presidenti i Republikës së Kinës, Xi Jinping ka mbërritur sot pasdite në aeroportin “Nikolla Tesla” për një vizitë tre-ditore në Serbi. Por, serbët nuk e pritën vetëm në aeroport.

Tre aeroplanë të Forcave Ajrore të Serbisë e përcollën aeroplanin e Xi Jinpingut që nga fluturimi deri në aterim. Atë në aeroport e pritën të parët e Serbisë të prirë nga presidenti Tomislav Nikoliq, transmeton Koha.net.

Mbrëmë është raportuar nga mediet serbe, se Jinping do të mbërrijë në Beograd me një dhuratë financiare, që sillet rreth 17 milionë euro.

Exit mobile version