Telegrafi

Serbët e Kosovës u “tradhtuan” nga Rusia kur përfundoi lufta në Kosovë! (Video)

Forcat e armatosura ruse kanë hyrë të parët në Kosovë më 11 qershor 1999, para ushtarëve të tjerë të KFOR-it.

Ata ishin anëtarë të njësive komando në Bosnjën lindore, SFOR. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ruse pohonte se zbarkimi i më hershëm në Kosovë, është bërë për të përgatitur hyrjen e trupave ruse dhe të NATO-s në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Më 12 qershor, disa dhjetëra automjete ushtarake ruse arritën në Prishtinë, ku u pritën nga rreth dymijë persona, dhjetë orë para se të hynin trupat e tjerë të NATO-s.

Hyrjen e ushtarëve rusë në Kosovë, serbët festuan me të shtëna armësh dhe duke u dhënë lule.

Forcat ruse ‘pushtuan’ aeroportin e Prishtinës, e cila ngjalli reagime të mëdha të NATO-s.

Pas negociatave për përbërjen dhe funksionimin e misionit të KFOR-it në Kosovë midis SHBA dhe Rusisë, u vendos që trupat ruse të vendosen në disa zona të ndryshme në territorin e Kosovës.

Ndërsa këtë serbët, 15 vite më pas, po e konsiderojnë si një tradhti, pasi që besonin se trupat ruse do t’i ndihmojnë ata të vazhdonin ta kontrollojnë Kosovën. /Telegrafi/