Telegrafi

Serbët e frikësuar, nuk i besojnë as Beogradit

Por, Ivanovic vlerëson se ata mund mos ta duan Prishtinën, por nuk kanë zgjidhje tjetër përpos se të pranojnë çdo vendim që merret nga Beogradi.

“Nëse Dacici arrin ndonjë marrëveshje me Thaçin, atëherë të gjithë qytetarët duhet që ta pranojnë këtë. Beogradi mund të marrë mendimin e banorëve të veriut, por nuk është e thënë që ta zbatojë atë deri në fund”, ka thënë Ivanovic.

Në takimin e përbashkët të përfaqësuesve të katër komunave ilegale të veriut është kërkuar mes tjerash zbatimi i sistemit tatimor sipas Republikës së Serbisë, ndërsa u theksua sërish që Gjykata Kushtetuese e Serbisë të përcaktohet rreth marrëveshjeve të arritura deri tani ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërsa, Ivanovic beson se pavarësisht prej vendimit të pritur të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, marrëveshjet politike kanë legjitimitet dhe duhet të zbatohen.

“Baza e një vendimi të mundshëm të Gjykatës Kushtetuese është se Serbia e ka pranuar Rezolutën 1244, e cila e delegon qeverisjen e Kosovës tek autoritetet ndërkombëtare. Edhe qytetarët serbë duhet ta kuptojnë realitetin dhe të mbështeten te Beogradi”, ka thënë Ivanovic.

Hedhja e koktejit të molotovit të dielën në Mitrovicë është vlerësuar si paralajmërim ndaj kryetarit ilegal, Kërstimir Pantic, i cili akuzohet se nuk i ka mbrojtur interesat e serbëve të Kosovës, por interesat e Qeverisë së Beogradit. /Telegrafi/