Site icon Telegrafi

Serbët e dënuan me 101 vjet burg, por plaku sot 100-vjeçar u kishte thënë: Nuk vdes pa i bërë 101 vjet (Video)

Njëqindvjeçari Shefket Kabashi, mund të dalë në oborr vetëm me ndihmën e djemve e nipave të tij, pasi këmbët pothuajse i humbi gjatë qëndrimit të gjatë në hapsanën e Nishit, ku u dërgua më 1949, pasi u dënua me burg të përjetshëm për, siç thotë, vrasjen e dy rusëve.

Kabashi, që ishte ushtar i brigadës së V-të të Frontit Antifashist Nacional-Çlirimtar të Shqipërisë, nuk e mban mend saktë kur i kreu vrasjet. Por, ai e di se dy rusët i likuidoi pasi ata i kishin vrarë një kushëri, në malet e fshatit të tij, në Prizren.

Sidoqoftë, dënimi i përjetshëm iu hoq, ndërsa u ndëshkua me 101 vjet burg. Pas nëntë vitesh ai u lirua, por më parë gjyqtarëve serbë u ka thënë se nuk do të vdes pa u bë 101 vjeç.

Ndiqeni këtë storje interesante të realizuar nga gazetarja Blerta Ahmeti e Klan Kosovës.

https://youtu.be/uS27Dz2rEwM

Exit mobile version