Telegrafi

“Serbët duhet gjunjëzuar”: Kështu kishte thënë ministri i jashtëm gjerman, që ndërroi jetë sot

Klaus Kinkel, politikani gjerman dhe ish-ministri i jashtëm gjerman, ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kinkel ka qenë ndër bashkëpunëtorët më të afërt të ish-ministrit të jashtëm Hans-Dietrich Genscher për disa vite.

Ai ishte gjithashtu Kryetar i Shërbimit të Inteligjencës Perëndimore (BND) nga viti 1979 deri në vitin 1982.

Gjatë luftërave në territorin e ish-Jugosllavisë, Kinkel ishte së pari Ministri i Drejtësisë dhe pastaj kreu i diplomacisë.

Lexo po ashtu Ndërron jetë ish ministri i jashtëm gjerman Klaus Kinkel, njeriu që propozoi themelimin e Tribunalit të Hagës

Ndërsa ishte ministër i Jashtëm i Gjermanisë ishte i pari që propozoi themelimin e një gjykate për të trajtuar krimet e luftës në ish-Jugosllavi, pas së cilës u formua Tribunali i Hagës.

Ndërkohë, pas vdekjes së tij, mediat në Serbi kujtojnë një deklaratë të tij.

Në fillim të luftërave në ish-Jugosllavi, ai kujtohet të ketë thënë se “serbët duhet gjunjëzuar”.

Gjithashtu, në një intervistë të tij, Kinkel kishte thënë se në rastin e Srebrenicës, të gjithë kishin përgjegjësi. /Telegrafi/