Site icon Telegrafi

Serbët dhe boshnjakët ndër popujt që kërkojnë më së shumti pasaportë kroate, kosovarët ndër më të paktit

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kroacisë, nga 4,903 aplikime të paraqitura këtë dhe vitin e kaluar për marrjen e nënshtetësisë kroate, 2,982 janë shtetas të Serbisë, të ndjekur nga shtetasit e Bosnje-Hercegovinës me 974 aplikime.

Shtetasit e disa vendeve të tjera janë të përfaqësuar me më pak se 10 kërkesa për shtetësi kroate (Kosova, Italia, Zelanda e Re, Zvicra, etj.), sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kroacisë.

Sipas të njëjtave të dhëna, në 30 vitet e fundit, 1.1 milion shtetas të huaj kanë marrë nënshtetësinë kroate përmes “natyralizimit”.

Të premten e kaluar, parlamenti zgjati afatin për paraqitjen e kërkesave për shtetësi kroate, megjithëse afati ishte 1 janari i vitit të ardhshëm.

Në vitin 2020 janë pranuar gjithsej 1923 kërkesa të tilla, ndërsa në 11 muajt e parë të këtij viti 2980.

Si rregull, raportojnë mediat, shtetësia e një personi përkon me shtetin në të cilin është paraqitur aplikimi, me përjashtime të rralla./Telegrafi/

Exit mobile version