Telegrafi

Serbët bllok prodhimeve maqedone

Pas takimit me përfaqësuesit e industrisë ushqimore ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi tha se në bazë të marrëveshjes për tregti të lirë CEFTA, Serbia nuk duhet të bllokojë depërtimin e prodhimeve në tregun sërb. Si rezultat i barrierave serbe, prodhimet maqedonase në tregjet rajonale janë më të shtrenjta. Për këtë qëllim institucionet do të reagojnë pranë CEFTA-s.

“Ajo që u dëgjua në takimin, është se në disa raste u përmend Serbia , ku mallrat dhe eksporti i mishit të gjallë dhe mallrave të tjera siç janë supa dhe produktet e tjera ndikojnë që këto produkte të jenë më të shtrenjta në tregun serb dhe atë rajonal”, tha Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.