Site icon Telegrafi

Serbët assesi të pajohen me sukseset e Kosovës

Mediat serbe vazhdojnë të marrim lajme të këqija nga FIFA dhe UEFA, për Kosovën.

Mediat serbe janë duke ndjekur me kujdes zhvillimet që po ndodhin në futbollin kosovar, dhe këtë gjë më së miri e shpjegon fakti se pothuajse gjitha portalet serbe kanë raportuar për përfaqësuesen e Kosovës, e cila në fazë të grupeve për kualifikime do të luaj për Botërorin 2018 në Rusi, shkruan e përditshmja serbe Alo.

Por është interesant fakti, se si mediat serbe vazhdimisht komentojnë pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA, dhe faktin që është bërë anëtare me të drejta të plota sikur gjitha shtetet tjera, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre, pavarësisht Statutit të UEFA-s që nuk lejon pjesëmarrjen e Kosovës, kjo përfaqësuese do të luaj kundër Kroacisë, Islandës, Ukrainës, Turqisë dhe Finlandës.

Nuk mungon as fjala e  tyre tashmë e famshme ‘Provokacia’. /Telegrafi/

Exit mobile version