Rastin e ka konfirmuar pronari i shtëpisë, i cili ka theksuar se rastin e ka paraqitur edhe në polici, përkatësisht në Zyrën e gjendjes civile që ndodhet në këtë lagje. Sipas tij, serbët kanë kënduar këngë nacionaliste, duke fyer dhe thirrur për vrasje të shqiptarëve. Ai shtoi se personat ishin të armatosur kryesisht me armë automatike.
Banorët e kësaj lagjeje shprehen të jenë tejet të shqetësuar pas incidenteve që kanë ndodhur ditët e fundit nga ana e bandave serbe. Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrin hapa urgjent që Njësia speciale e policisë së Kosovës (ROSU) të jetë e pranishme 24 orë në të gjithë territorin ku banojnë shqiptarët në veri. /Telegrafi/