Telegrafi

Sequi: Shqipëria mbështetje nga BE, por përmirësimi në dorën tuaj

Kështu është shprehur Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian në mbështetje të Autoritetit të Konkurencës dhe Departamentit të Ndihmës Shtetërore.

“Opinioni i BE është se rregullat dhe ligjet shqiptare kanë nevojë për përditësim. Ky projekt kërkon të ndreqë gabimet. BE do ta ndihmojë Shqipërinë, por janë institucionet ato që kanë në dorë përmirësimin e ekonomisë. Duhet një forcim i zbatimit dhe një monitorim ndaj subjekteve” tha zoti Sequi.

Në këtë projekt binjakëzimi ekonomia shqiptare do të ketë mbështetje nga Italia, Anglia, Hungaria si dhe vendet e BE./Telegrafi/