Telegrafi

Sepp Blatter e quan organizim absurd Kampionatin Botëror për vitin 2030

Kampionati Botëror i vitit 2030 do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, por tri ndeshjet hapëse do të jenë në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai.

Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter kritikoi vendimin, pasi sipas tij nuk ka kuptim që të zhvillohet një kompeticion madhor në këtë plan.

“Është absurde të ndash turneun në këtë mënyrë. Finalja e Kampionatit Botëror duhet të jetë një ngjarje kompakte”, ka thënë Blatter.

Lexo po ashtu Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tre kontinente

Ish-kreu i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë beson se turneu në vitin 2030 duhet të zhvillohet në Amerikën e Jugut si një mjet për të festuar 100-vjetorin e garës të parë që u zhvillua në Uruguai në vitin 1930, raporton Daily Star.

“Për arsye historike, Kampionati Botëror i vitit 2030 duhet t’i përkiste ekskluzivisht Amerikës së Jugut”, shtoi Blatter.

Lexo po ashtu FIFA miraton gjurmuesin 'revolucionar' të AI në atletet e futbollit

Uruguai, Argjentina dhe Paraguai paraqitën një ofertë të përbashkët për turneun, por humbën nga Spanja, Portugalia dhe Maroku. Si një koncesion, këto vende do të organizojnë tri ndeshjet e para.

Duhet shtuar se gjashtë vendet pritëse do të kualifikohen automatikisht për turneun, që do të thotë se 12.5 për qind ​​e numrit të përgjithshëm të ekipeve marrin kualifikimim para kohe. /Telegrafi/