Site icon Telegrafi

Senzorë për rikverc për policët në Britani

Policia në Yorkshire vendosi që në secilin automobil të pajiset me senzorët për parkim në rikverc. Zyrtarët e policisë njoftuan se ata shpenzojnë shuma më të mëdha parash nga dëmet e shkaktuara gjatë parkimit, ndërsa një numër i madh i fatkeqësive ndodhin në oborrin dhe ndërtesat e policisë ku nuk ka shumë hapësirë dhe shpesh dëmtohen nga dy automobila.

Senzorët lajmërojnë me tingullin me zë kur shoferi i afrohet ndonjë pengese. Kryesisht vendosën në pjesën e përparme të automobilit, por policia lokale ka vendosur që automjetet t’i pajisë edhe për mbrapa. /Telegrafi/

Exit mobile version