Site icon Telegrafi

Sensori i vënë në sy do të monitoroj glaukomën

Regjistrimi i këtyre ndryshimeve do të bëhen nga telefoni i zgjuar, ndërsa do të ndihmoj në verifikimin e hershëm të glaukomës dhe të parandaloj verbërinë.

Glaukomë quhet një grup i sëmundjeve të syrit, që mund të shërohen, ndërsa nëse nuk intervenohet në ato, pasojat mund të jenë shumë të mëdha.

Rreth 65 milion njerëz preken çdo vit nga sëmundje të lehta të syrit, ndërsa vetëm një e treta e tyre kërkojnë ndihmën e mjekut.

Pjesa tjetër nuk kontrollohen me rregull dhe sëmundjet e lehta që kanë në sy, bëhen serioze dhe të pashërueshme.

Me pajisjen e re, në të cilën janë duke punuar shkencëtarët e Universitetit Stanford, besohet se do të zbulojë shumë më lehtë sëmundjet në sy./Telegrafi/
 

Exit mobile version