Telegrafi

Sensi qorton shkarkimin e Zeman

Zeman u shkarkua të shtunën pas disfatës 4-2 ndaj Cagliarit dhe trajneri teknik Aurelio Andreazzoli u caktua si trajner i përkohshëm.

“Nuk mendoj se statistikat e justifikojnë shkarkimin e Zeman. Nuk e di se çfarë ka ndodhur nga brenda, por historia thotë se Zeman duhet gjithmonë të mbrohet dhe të mbështetet deri në fund. Unë sigurisht nuk do ta lejoja atë të shkarkohej”.

“Unë do të vazhdoja me Montellan sezonin e kaluar se sa ta angazhoj Luis Enriquen, pasi projekti i lojtarëve të rinj duhet të vazhdonte me të. Babai im gjithmonë ka thënë se Trajneri duhet të mbështetet deri në fund”, ka thënë Sensi për Rai Sport. /Telegrafi/