Telegrafi

Sensi pritet t’i mungojë edhe tri ndeshje Interit

Stefano Sensi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Interit, Stefano Sensi mund të humbasë tre ndeshje të tjera pasi pësoi një dëmtim të ri të muskujve.

Sensi do të kthehej kundër klubit mëmë Sassuolos, pasi sapo ishte shëruar nga një dëmtim i kofshës.

Sidoqoftë, ai më pas pati dhimbje në muskulin e tij të djathtë psoas, i vendosur në rajonin kurrizor.

Sipas gazetës Tuttosport, 24-vjeçari jo vetëm që do të humbasë sonte përplasjen e Ligës së Kampionëve me Borussia Dortmund, por edhe ndeshjet tjera.

Sensi gjatë ndeshjes ndaj Barcelonës (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Mesfushori italian do t’i mungojë Nerazzurrëve në dy ndeshje tjera të Serie A, ndaj Parmas dhe Brescias.

Ai më pas mund të kthehet kundër Bolognas më 2 nëntor. /Telegrafi/