Telegrafi

Sensi: Interi është i fortë, por Roma mund të garojë me këdo

Pas fitores së Interit kundër Milanit, shumëkush thotë se zikaltrit tashmë e kanë siguruar titullin e Kampionatit italian.

Mirëpo, pas fitores së Giallorossëve kundër Juventusit, vetëbesimi është kthyer te skuadra kryeqytetase.

“Fillimi i sezonit shkoi keq për ne, por Roma mund të garojë me këdo”.

“Megjithatë, kuptohet se Interi është skuadër shumë e fortë. Por ky ekip (Roma) është kompakt dhe (lojtarët) kanë zbuluar veten falë trajnerit”, është shprehur Sensi për Radio Radio. /Telegrafi/