Antonio Conte ka filluar t’i ndjejë problemet e para te Interi pas lëndimeve të njëpasnjëshme të lojtarëve.
Pas dëmtimit Alexis Sanchez që do të mungojë për rreth tre muaj, erdhi edhe dëmtimi i Danilo D’Ambrosios që do të qëndrojë jashtë të paktën 15 ditë.
Duke mos munguar këto lëndime, në stërvitjen e fundit i rikthyeri Stefano Sensi ka pësuar sërish dëmtim.
Sensi që ishte dëmtuar ndaj Juves, ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor i cili do ta mbajë jashtë fushave edhe për ca kohë.
Lojtari do t’i mungojë Interit ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Sassuolos në Serie A.
Lëndimet janë një rast për Matia Vecinon dhe Roberto Gagliardinin që kanë luajtur më pak këtë fillim sezoni. /Telegrafi/