Telegrafi

Sensi beson te Erikseni: Do të na rrit se ekip

Stefano Sensi ka thënë se ardhja e Christian Eriksen, mund ta dërgojë Interin drejt trofeve. 

Interi aktualisht është tri pikë larg Juventusit në garën për tituj dhe Sensi ka thënë se danezi mund t’i japë skuadrës forcë.

“Ne do të bëjmë çmos për të vazhduar garën me Juventusin”, ka thënë Sensi për Sky Sport Italia.

 

“Lazio gjithashtu po shkon mirë. Ne po punojmë për të përmirësuar gabimet tona dhe për të shënuar”.

“Eriksen mund të na japë pak më shumë. Ai ka qenë një lojtar me nivel t lartë për vite, tani ai do të duhet të qetësohet”.

“Ai u bashkua me ne, bisedojmë me të, dhe ai po na tregon cilësitë e tij në fushë. Ai mund të na tërheqë para”, ka thënë Sensi.

Përpara Derby della Madonnina, Sensi e pranoi se Zlatan Ibrahimovic është një kërcënim për skuadrën e Antonio Contes. /Telegrafi/